zoom

Aktualitet

“Çmendet” shqiptari në Itali/ Tenton të godasë me thikë ushtarin

Një 35-vjeçar shqiptar në Itali u arrestua nga policia. Ngjarja që e çoi atë në pranga ishte tentantiva e tij për të goditur me thikë një ushtar.

Referuar mediave italiane, shqiptari ka hyrë në kazermën e ushtarëve dhe ka tentuar të godasë njërin prej tyre.

Arsyet që e çuan drejt këtij veprimi nuk janë zbardhur ende, ndërsa menjëherë më pas ai u arrestua. Gjykata e Firences e la 35-vjeçarin në burg.