zoom

Aktualitet

“Çmendet” shqiptari në Greqi/ Merr thikën dhe kërcënon gruan, djali e denoncon

Policia greke parandalaoi një krim të rëndë në familje. Sipas mediave greke, një 56-vjeçar shqiptar me banim në Santorini u arrestua sepse tentoi të vriste gruan e tij.

Mes tyre kishte nisur një debat, që agravoi deri në kërcënimin me thikë. Shqiptari, siçc shkruajnë mediat greke, rrëmbeu thikën në kuzhinë dhe kërkonte të godiste bashkëshorten e tij 53-vjeçare, e cila shpëtoi duke u larguar nga shtëpia.

Shqiptari u denoncua nga djali i tij, 26 vjeç, që ishte dëshmitar i ngjarjes.

Pas telefonatës së djalit, ndërhyri policia, e cila arrestoi agresorin shqiptar.