zoom

Bota

VIDEOT/ Çmendet natyra! Pas përmbytjeve në Dubai, shpërthen vullkani në Indonezi. Alarm për tsunami

Autoritetet indoneziane ngritën nivelin më të lartë të alarmit dhe lëshuan një paralajmërim për tsunami, pasi vullkani në malin Ruang të Sulawesit (ishull) shpërtheu të paktën pesë herë.

Më herët aty pati përmbytje masive, rrëshqitje dherash dhe mbi 40 viktima, që tani pasuan me shpërthimin e vullkanit.

Autoritetet vijojnë operacionin për evakuimin e mijëra qytetarëve, ndërkohë që aeroporti aty pranë është mbyllur.

Sipas raportimeve, llava e dalë nga krateri i malit Ruang shkoi deri në 3 kilometra lartësi.

Autoritetet nxituan për të evakuuar rreth 11,000 banorë nga zonat e afërta, duke përfshirë ishullin e largët të Tagulandang, ku banojnë rreth 20.000 persona. /ZOOM.AL/