zoom

Aktualitet

Cili ishte roli i policisë në ngjarjen e Elbasanit? Pyetja e gazetares që mbeti pa përgjigje nga konferenca e Ardi Veliut

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, doli në një konferencë për shtyp në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e 4 personave të tjerë një ditë më parë në Elbasan.

Veliu shpjegoi akuzat që janë ngritur ndaj secilit prej të arrestuarve.

Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për  kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim.

U shpall në kërkim shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”  dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Por ajo që nuk shpjegoi kreu i kupolës së policisë është roli që kanë luajtur policët e Elbasanit në këtë ngjarje.
Gazetarja Klodiana Lala tha se mbi 10 efektivë të policisë ishin të pranishëm kur nisi shkëmbimi i zjarrit dhe theksoi se Veliu duhet t’i kishte dhënë përgjigjje kësaj pyetje.

Ajo tha gjithashtu se kamerave të sigurisë së lokaleve përreth u janë hequr serverat. /Zoom.al