zoom

Slider

Champions League: S’ka surpriza, kualifikohen PSG dhe Liverpool

PSG eleminon Barcelonën nga Champions League. Ekipi i drejtuar nga Mauricio Pochetino kishte fituar 4-1 në ndeshjen e parë, ndërsa e sotmja u mbyll 1-1.

Ishte Mbappe që shënoi i pari në minutën e 30-të, duke shndërruar në gol një penallti.

Messi lëshon një perlë gjashtë minuta më pas, duke “shkundur merimangat”.

Ylli argjentinas do bënte atë që pak kush do besonte se ai do e bënte. Messi merr përsipër goditjen e një 11-metërshi, por gabon.

Në pjesën e dytë, parisienët  qëndrojnë mirë në prapavijë, duke mos e diskutuar për asnjë çast kualifikimin.

Gjithçka e thjeshtë edhe për Liverpool ndaj Leizpig. Anglezët fituan 0-2 në ndeshjen e parë, teksa e dyta u mbyll po 2-0.

Salah dhe Mane shënuan respektivisht në minutat e 71-të dhe 74-të, duke treguar se janë një ekip tjetër nga ai që kanë shfaqur në kampionat.