zoom

Sport

Champions League/ Chelsea eleminon Atletico Madrid-in, Bayern nuk e llogarit Lazio-n

Chelsea dhe Bayern Munich janë ekipet që plotësojnë 8-shen e çerekfinalisteve të Champions League. Londinezët janë treguar mjaft cinikë në Stamford Bridge duke mposhtur me rezultatin 2-0 spanjollët e Atletico Madrid-it.

Të favorizuar nga fitorja e parë 1-0, të besuarit e Tuchel-it me dinakëri shfrytëzuan një kundërsulm në pjesën e parë ku Ziyech e finalizoi me lehtësi. Në minutën e 82-të Saviç le të tijët me 10 lojtarë, kurse në fund Emerson mendon për golin e festës dhe të dytin.

Nga ana tjetër Bayern-i, i cili ishte thuajse i kualifikuar pas fitores 1-4 në Romë, e mposhti sërish Lazion 2-1. Lewandowski finalizoi një penallti në pjesën e parë që e shkaktoi shqiptari nga Kosova, Vedat Muriqi. Ndërsa Choupo-Moting vetëm dy minuta pasi u inkuadrua në lojë realizoi të dytin. Për golin e nderit nga lacialët mendoi Parolo.

Tashmë në çerakfinale ndodhen skuadra si Liverpool,Chelsea, Manchester City, PSG, Real Madrid, Bayern Mynih apo Borussia Dortmund, që të gjitha në shortin të premtes do të kërkojnë të peshkojnë Porton, e cila në fazën e mëparshme eliminoi Juventusin.