zoom

Lajme

Meta pas daljes nga Prokuroria për vjedhjen e serverit të PL: Jam i shokuar, atje kishte një mal…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës, në lidhje me kallëzimin për ndërhyrjen dhe vjedhjen në serverat e PL.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me dyshimet mbi autorin e ndërhyrjes, pas daljes nga institucioni, ku u pyet nga prokurori Ndini Tavani, Meta e devijoi vëmendjen drejt protestës që po mbahet para Bashkisë Tiranë në lidhje me dosjen “5D”, ku po mbante fjalën Ylli Bodinaku.

“Atje është vetë shkëlqesia e tij Ylli Bodinaku, atje të shkoni, të rrëzojmë murin e inceneratorit që duan të përzënë shqiptarët e ti zëvendësojnë me lloj lloj kobësie”, tha Meta.

Meta u shpreh edhe se ishte i shokuar nga gjendja në Prokurorinë e Tiranës, ku sipas tij kishte një mal me dosje.

“Jam shokuar nga gjendja e Prokurorisë së Tiranës, situatë e rëndë, deputetët të vijnë të shikojnë gjendjen. Është Ramaforma, kujdeset për kushtet e 2-4 prokurorëve të SPAK që i ka futur në xhep Ëngjëll Agaçi. Mal me dosje, do bëjmë thirrje që të paktën ta lyejnë nga brenda, të rregullojnë ashensorin”, tha ai para mediave. /ZOOM.AL/