zoom

Lajme

Çfarë sollën tre ndeshjet e Superiores dje, ngec Partizani. Sot dy takimet e fundit, renditja

U luajtën ditën e djeshme 3 duelet e vlefshme për javën e 30-të të Superiores, ku u shënuan në total vetëm 3 gola.

Skuadra e vetme që triumfoi ishte Laçi në duelin ndaj Teutës, ndërkohë që dy përballjet e tjera, ajo e orës 15:00, Kukësi-Dinamo si dhe Partizani-Vllaznia e luajtur prej orës 20:00, u mbyllën pa fitues. veriorët këtë sezon pothuajse e kanë të sigurt rënien në të Parën, kurse Dinamo lufton për një vend në “Final Four” pas rezultateve pozitive të takimeve të fundit.

I vetmi ndryshim për sa i përket renditjes provizores pas 3 ndeshjeve të para të javës së 30-të, ishte rokada në renditje mes Laçit dhe Teutës, me kurbinasit që parakaluan durrsakët në tabelë, me këta t% fundit që regjistrojnë dy humbje radhazi.

Kjo javë e 30-të, mbyllet me dy sfidat e ditës së nesërme, Skënderbeu-Tirana dhe Erzeni-Egnatia. Të dy këto duele do të startojnë në orën 18:00.

REZULTATET: 

KUKËSI-DINAMO 1-1

TEUTA-LAÇI 0-1

PARTIZANI-VLLAZNIA 0-0