zoom

Të gjitha

Çfarë pune bënte Alketa Vejsiu para se të ishte e famshme

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Piter Pan” të drejtuar nga Alketa Vejsiu, ku ka kujtuar performancën e saj të parë në Miss Albania 2001. Ajo tregoi se provën e parë publike në këngë e pati në spektaklin e drejtuar nga Vera Grabocka dhe Ardit Gjebrea.

“Të mbaj mend”, – i tha menjëherë Alketa këngëtares, sepse edhe ajo vetë kishte qenë aty. Po çfarë bënte?

“Shisja bileta…” – tha duke qeshur Alketa.
Moderatorja shtoi se sapo kishte filluar të ishte asistente e spektakleve, sepse qëllimi ishte i qartë: “Doja të isha afër Vera production”.

Për shumë vajza të njohura të showbizit shqiptar, Miss Albania u hapi shumë dyer drejt suksesit të së ardhmes.
Ndërkohë kujtojmë se Anxhela do të përfaqësopjë Shqipërinë me këngën “Karma”. Para disa javësh ajo publikoi videoklipin zyrtar të këngës, që u prit shumë mirë nga publiku avropian. Anxhela bëri edhe disa ndryshime të vogla në krahasim me versionin e parë të këngës. Versioni final është akoma më i fuqishëm dhe u pëlqye më shumë nga fansat e festivalit, ndërsa Anxhela ka vendosur që këngën ta mbajë në gjuhën shqipe.
Anxhela bëri të ditur disa ditë më parë se do të bashkëpunojë me koreografen e njohur suedeze, Sacha Jean-Baptiste.