zoom

Të gjitha

Çfarë po përpiqet të nënkuptojë? Postimi i radhës i Jasminës ka të bëjë sërish me Atdheun

Ajo që në dukje ishte asgjë më tepër veçse një fotografi e zakonshme e Jasminës solli reagimin e konkurrentit të “Për’puthen”, Atdheut.

Ky i fundit i shkroi vajzës “anticovidi im”, duke e shoqëruar me një emoji me sy me zemra. Teksa ndjekësit po mendojnë se mund të ketë diçka mes tyre, një tjetër postim i Jasminës ngriti dyshime në lidhje me raportin e saj me të. Një foto jo e Atdheut, por që lidhet drejtpërsëdrejti me të. Më saktë, një fotografi e vëllait të tij binjak.

Krahas kësaj fotografi, Jasmina shkroi:

“Shpirti i shpirtit tim”

Pra shpirti i Atdheut? Pra Atdheu=shpirti im= shpirti i vajzës?

Këto ngacmime vijnë në një kohë kur takimi i parë mes Andit dhe Sarës shkaktoi debat të madh në “Pë’puthen” dhe nuk u prit fare mirë nga Jasmina, vajza me të cilën Andi pati një takim shumë romantik dhe madje shkëmbeu disa puthje në buzë të dielën e javës së shkuar. Edhe në takimin me Sarën, Andi u shfaq shumë i afërt duke e ngritur në krahë dhe puthur në qafë. Jasmina u ndje shumë e zhgënjyer nga ky takim dhe sulmoi si Andin po ashtu edhe Sarën. Vajzat patën një debat të madh mes tyre dhe hodhën akuza të forta për njëra-tjetrën, duke i dhënë fund edhe miqësisë që kishin krijuar.

Gjithashtu, Jasmina komentoi edhe në një fotografi të Atdheut në Instagram, si për të theksuar kështu, akoma edhe më shumë pyetjen: Po ndjejnë gjë?

“I bukuri im”, shkroi ajo, duke e shoqëruar komentin me një zemër.