Aplikacion
Pjesë të Jugut dhe Juglindjes po shohin pranverën më të shpejtë të regjistruar këtë vit, me gjethet që tashmë lulëzojnë në pemë deri në tre javë më herët. Pjesë të tjera të vendit po shohin pranverën e tyre më të hershme në 40 vjet.
Rrjeti Kombëtar i Fenologjisë, i cili mban gjurmët e ardhjes së pranverës, harton vendet ku beson se pranvera tashmë ka mbërritur. Ai e bën këtë duke gjurmuar lulëzimin e dy specieve bimore zakonisht ndër të parat që çelin çdo vit dhe janë gjithashtu “të zakonshme në pjesën më të madhe të vendit”.
Pjesa më e madhe e “pranverës së parakohshme” ka të bëjë me fillimin e ngrohtë të vitit 2023. Pjesa më e madhe e Jugut dhe Juglindjes janë në top-10 vitet e tyre më të ngrohta të regjistruara dhe disa qytete po shohin top-5 më të ngrohtat: Houston, Jackson, Nashville dhe Atlanta.
Më dramatike paraqitet situata mes të Atlantikut dhe Verilindjes. Filadelfia dhe Neë York City po përjetojnë pranverën më të ngrohtë në histori, kështu që lulëzimi i parakoshëm ka shumë të ngjarë të zgjerohet në verilindje në javët në vijim.
Cnn raporton që moti po bëhet gjithmonë e më I çrregullt duke ndryshuar ekosistemin në tokë, duke çuar kështu në situata katastrofike në tokë./ zoom.al/
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat