E shtunë, 3 Qershor, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Bota

Çfarë parashikon aneksi i Marrëveshjes Kosovë-Serbi

19/03/2023
in Bota, Slider
0
Çfarë parashikon aneksi i Marrëveshjes Kosovë-Serbi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas orëve të gjata negocimi, Kosova dhe Serbia u pajtuan me aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, që u aprovua me një deklaratë të Bashkimit Evropian. Kurti dhe Vuçiç kishin rënë dakord për planin e BE-së në takimit e 27 shkurtit në Bruksel, por nuk kishin pranuar disa prej pikave të nxehta që lidhen me çështjen e Asociacionit, apo të avancimit të Kosovës në pranimin e organizatave ndërkombëtare.

Pas 12 orë negociatash në Ohër mes Kurtit dhe Vuçiç, me ndërmjetësimin e Borrell dhe Lajçak, Bashkimi Europian publikoi të plotë ankesin e Planit të BE-së, për të cilat palët kanë rëndë dakord, por që nuk kanë hedhur ende një firmë mbi këtë dokument.

Marrëveshja dhe ky aneks po ashtu për palët bëhen pjesë kyçe e proceseve të integrimit.

“Menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, lehtësuesja, BE-ja do të nisë procesin për të amandamentuar Kapitullin 35 për Serbinë për të pasqyruar detyrimet e reja të Serbisë që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks. Agjenda e Grupit Special të Kosovës për Normalizim po ashtu do të reflektojë obligimet e reja të Kosovës që burojnë nga Marrëveshja dhe Aneksi”, thuhet në aneks.

Palët janë dakorduar të miratojnë si çështje urgjente Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Gjithashtu specifikohet edhe neni 7 i marrëveshjes bazë për vet menaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.

“Për ta implementuar nenin 7, Kosova fillon menjëherë negociatat brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të krijuar aranzhime dhe garanci specifike për të siguruar nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse në dialog, siç përcaktohet nga BE-ja lehtësuese”, thuhet në aneks.

Për të mbikëqyrur zbatimin e aneksit do të themelohet një Komitet i përbashkët Monitorimi 30 ditësh.

Sa i përket nenit 9, të përfitimeve financiare, brenda 150 ditësh mbahet në konferencë donatorësh, por që mjetet nuk disbursohen pa u zbatuar në tërësi aneksi.

Palët po ashtu janë zotuar të implementojnë aneksin pa ndikimin dhe pengimin e njëra tjetrës, derisa aneksi përmbyllet me një paralajmërim për palët në rast moszbatimit që thotë se kjo do ndikojë proceset integruese të tyre.

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: aneksiBEkosove serbiKurtimarreveshje

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

Rama fajëson Kurtin: Jam i bindur se SHBA-BE kanë të drejtë dhe Albini është tërësisht i gabuar
Politikë

Rama fajëson Kurtin: Jam i bindur se SHBA-BE kanë të drejtë dhe Albini është tërësisht i gabuar

02/06/2023
Kurti publikon emrat e organizatorëve kryesorë të trazirave në veri të Kosovës
Aktualitet

Kurti publikon emrat e organizatorëve kryesorë të trazirave në veri të Kosovës

02/06/2023
Rama: Po të isha si Kurti, do kisha hyrë në zgjedhje
Politikë

Rama: Po të isha si Kurti, do kisha hyrë në zgjedhje

01/06/2023
“Përplasjet” me SHBA/ Kurti: Më ka votuar populli, jo ambasadori
Politikë

“Përplasjet” me SHBA/ Kurti: Më ka votuar populli, jo ambasadori

01/06/2023
Kurti: Kemi marrëdhënie të shkëlqyer me SHBA-në. Policinë e largojmë kur të ikin bandat serbe
Aktualitet

Kurti: Kemi marrëdhënie të shkëlqyer me SHBA-në. Policinë e largojmë kur të ikin bandat serbe

01/06/2023
“Pasaportat e arta” fusin në sherr Shqipërinë me BE, REL: Projekt në kohën kur siguria është cenuar
Politikë

“Pasaportat e arta” fusin në sherr Shqipërinë me BE, REL: Projekt në kohën kur siguria është cenuar

01/06/2023
Lajm i rradhës
VIDEO/Reperët shqiptarë i bashkon…Luizi. Pas Stresit, Noizy tregon mbështetjen e tij për banorin

VIDEO/Reperët shqiptarë i bashkon...Luizi. Pas Stresit, Noizy tregon mbështetjen e tij për banorin






ADS
zoom.al

Të fundit

Lifestyle

Kënaqësia e ulët seksuale sjell humbje të kujtesës, ja ç’thonë ekspertët

02/06/2023
Politikë

Rama fajëson Kurtin: Jam i bindur se SHBA-BE kanë të drejtë dhe Albini është tërësisht i gabuar

02/06/2023
Lifestyle

Ledri flet për marrëdhënien me Sarën: E kam zgjuar në 4 të mëngjesit

02/06/2023
Sport

Një tjetër yll largohet nga Paris SG, klubi njofton largimin e “veteranit”

02/06/2023
Politikë

Do të largohet nga politika pas humbjes? Përgjigjet Meta

02/06/2023
Sport

Flamurtari shkarkon Longon dhe zyrtarizon trajnerin e ri me ovjektiv Superioren

02/06/2023
Politikë

Vuçiç flet për zgjedhjet e reja në veri: Duhet të flas me serbët e Kosovës

02/06/2023
Politikë

Puthja e Ramës me Melonin/ Basha: Çfarë fiton populli?

02/06/2023
Aktualitet

DETAJET/ Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë u kap duke marrë ryshfet

02/06/2023
Politikë

Tensionet në veri/ Lajçak dhe Escobar shkojnë javën tjetër në Kosovë

02/06/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In