zoom

Stil

Çfarë nuk duhet të bëni, pasi keni ngrënë mëngjes

Shumica prej nesh detyrohet të ndryshojnë rutinën e tyre të përditshme, pasi nuk kanë kohë si pasojë e ngarkesës së madhe në punë apo angazhimimeve tëtjera të rëndësishme që mund të ketë çdonjëri. Ne kemi për ju disa nga gjërat që duhet të shmangni që të jetoni shëndetshëm.

1. Shmangni konsumimin e çajit, pasi keni ngrënë mëngjes

Studimet tregojnë se kjo pije ndëryn në asimilimin e hekurit, një mineral i cili luan një rol të rëndësishëm në trupin e njeriut. Për këtë arsye, fëmijët, gratë shtatzëna dhe njerëzit që vuajnë nga mungesa e hekurit duhet të shmangin pirjen e çaji deri në një orë pasi keni ngrënë.

2. Nuk duhet të bëni dush menjëherë

Koha më e mirë për të bërë dush, është pas 30 minutash që keni ngrënë mëngjes.

3. Nuk këshillohet të vraponi menjëherë

Është mirë që të dilni për ushtrime vetëm dy orë pasi keni ngrënë.

4. Mos pini duhan

Konsumoni duhan të paktën 20 minuta pas ushqimit.

5. Mos flini direkt pasi keni ngrënë

Kjo shkakton urth dhe aciditet të lartë. Sipas ekspertëve, duhet të flihet dy orë pasi keni ngrënë. Ngarkesa në një stomak të plotë mund të çojë në siklet, të përziera dhe pasoja më të rënda si rritja e rrezikut të trumave.