zoom

Të gjitha

Çfarë ndodhi? Zyrtarisht, Tea dhe Bearti s’janë më bashkë!

Megjithëse doli çift me Andin nga emisioni “Për’puthen”, s’vonoi shumë që publiku të mësonte se Tea kishte qenë gjatë gjithë kohës në një lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepi. Fotot e çiftit duke u puthur bënë xhiron e rrjetit, madje ata u ftuan sërish në “Për’puthen” për të treguar përrallën e tyre të dashurisë.

Tea dhe Bearti kanë qenë gjatë kësaj kohe një ndër çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale dhe s’kanë ngurruar të ndajnë me publikun foto e video nga momentet e tyre. Ish-konkurrentja ka treguar më herët se në njëfarë mënyre po jetonin bashkë, pasi s’ndaheshin asnjë sekond nga njëri-tjetri.

Madje së fundmi ata udhëtuan drejt Turqisë, për të kaluar disa pushime. Tean dhe Beartin i shoqëruan edhe mamaja e motra e këtij të fundit, si dhe motra e Teas dhe shoku i saj i ngushtë. Duket se ata ishin nisur me qëllimin për të festuar ditëlindjen e Teas, mirëpo s’e dimë ç’ka ndodhur papritur dhe jo vetëm që ditëlindja nuk është festuar, por dyshja nisi të hedhi thumba e mesazhe me nënkuptim në rrjet.

Fillimisht, Tea tregoi në InstaStory që nuk ishte e lumtur dhe nuk e kishte festuar ditëlindjen, pasi mendonte se ditëlindjet e saj ishin të mallkuara. Ndërkohë në asnjërin prej postimeve të saj s’u pa Bearti, që supozohej të ishte gjithë kohës me të.

Më tej, Tea publikoi një tjetër postim i cili shkruante “Bëje veten të lumtur.”

Fill pas këtij thumbi u “kundërpëgjigj” Bearti, i cili publikoi në InstaStory këtë:

“Si një Akrep, njerëzit s’e kuptojnë sa i sjellshëm je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë.”-ishin fjalët e tij.

Kemi akoma zhvillime! Tea ka fshirë çdo foto me partnerin në Instagram, përveç asaj të Giveaway-t që ka qenë e detyruar ta mbajë.

Megjithëse Bearti ende s’e ka bërë diçka të tillë, ata e kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve, duke i lënë të gjithëve të kuptojnë që s’janë më bashkë.

Por, ende nuk dihet arsyeja që i çoi në këtë vendim.