zoom

Aktualitet

Çfarë ndodhi mbrëmë në qiellin shqiptar? Satelitët e Elon Musk vijojnë të çudisin qytetarët

Qielli mbrëmjen e djeshme është ndriçuar nga disa objekte të panjohura, duke bërë që qytetarët t’i shihnin me habi dhe të postonin foto në rrjetet sociale.

Por objektet nuk ishin asgjë tjetër veçse satelitët e “Space X” të Elon Musk, që qarkullojnë në të gjithë botën me qëllimin për të krijuar një konstelacion satelitësh në pjesën e ulët të orbitës për të përmirësuar shërbimin e internetit.

Kjo ishte njësia e gjashtë e satelitëve “Starlink” e lëshuar nga Space X në hapësirë, ndërkohë që njësi të tjera pritet të lëshohen në vazhdim.