zoom

Aktualitet

Çfarë ndodhi? Berat, e moshuara ndërron jetë 10 orë pasi bëri vaksinën kineze

“Vjekje e papritur, shkak i panjohur”, kjo është diangnoza që është shkruar nga mjekja Kamela Musa në kartelën e 74-vjeçares Donika Babunja, e cila gjeti vdekjen pasditen e së mërkurës në banesën e saj, një ditë pas kryerjes së vaksinës kineze Sinovaks.

Donika Babunja dhe bashkëshorti i saj Kujtim Banunja, kishin shkuar për të bërë dozën e parë të vaksinës kineze Sinavaks mesditën e së martës në Qendrën Shëndetësore nr.2 në lagjen “10 Korriku” në qytetin e Beratit, pa u njoftuar nga mjekja e familjes. Mjekja e familjes Kamela Musa ka deklaruar se, pasditen e po asaj dite, disa orë pas keyerjes së vaksinës 74-vjeçarja kishte shfaqur probleme shëndetësore, ajo kishte pasur dhimbje barku dhe diarre por nuk ishte paraqitur në asnjë institucion shëndetësor për t’u vizituar, vetëm kishte njoftuar atë për shqetësimet që kishte.

Musa ka konfirmuar se,në momentin që ajo ka mbërritur në banesën e Donikës gjendja e saj nuk ishte shumë kritike dhe për shkak të shqetësimeve që shfaqte ajo i kishte rekomanduar disa medikamente. Mjekja Musa deklaron se gjendja shëndetësore e Donika Babunjës u përkeqësua gjatë natës dhe ajo u njoftua me telefon nga bashkëshorti i saj, Kujtim Babunja.

“Menjëherë pas telefonatës së Kujtimit unë shkova në banesën e tyre dhe e gjeta Donikën të vdekur dhe pa asnjë parametër jetik. Në këto kushte kam njoftuar 127 për të ardhur e për të marrë trupin e pajetë në mënyrë që ti kryhej autopsi por bashkëshorti i saj e ka refuzuar në mënyrë kategorike kryerjen e autopsisë,duke firmosur edhe një deklaratë.Duke mos ditur shkakun e vërtetë të vdekjes unë e kam cilësuar “Vdekje e papritur,shkak i panjohur”, ka deklaruar mjekja Kamela Musa.

 

74-vjeçarja Donika Banunja,e cila ndërroi jetë në banesën e saj mbrëmjen e së mërkurës, një ditë pas kryerjes së vaksinë kineze Sinovaks u përcoll për në banesën e fundit mesditën e djeshme por ende nuk dihen shkaqet e vërteta të vdekjes së saj. Sipas mjekëve, gruaja vuante prej 16-vjetësh nga hipertensioni dhe kurohej rregullisht me medikamente por nuk kishte asnjë sëmundje tjetër. Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm në lagjen “10 Korriku” në Berat pasi fëmijët i kishin emigrantë. Komshinjtë e Donikës, duke shprehur habinë për vdekjen e saj të papritur, e tregonin atë një grua të mirë dhe punëtore.