zoom

Stil

Çfarë ndodh me trupin tonë kur hmmm… biem në dashuri!

Kërkojmë më ngulm të biem në dashuri ose shpesh shprehemi se tanimë e kemi gjetur atë, por e keni pyetur ndonjëherë veten se si ndikon dashuria te ne? Çfarë i bëjnë ndjenjat trupit tonë? Shkenca ju njeh me pak magji dashurie…

Truri prodhon dopaminë (duke shkaktuar eufori)

Kur mendoni rreth partnerit/es suaj, trupi prodhon një hormon që është përgjegjës për ndjenjën e lumturisë (dopamina). Është e njëjta gjë siç kur konsumoni një ushqim të preferuar apo një muzikë që ju tërheq tejmase.

Dashuria ul presionin e gjakut

Një marrëdhënie e lumtur mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut. Por kini parasysh diçka. Dashuria nuk mjafton, ndaj nëse keni probleme të tilla serioze, duhet të takoni një mjek.

Toleranca ndaj dhimbjes mund të rritet

Shkencëtarët kanë zbuluar se sapo shohim njeriun që dashurojmë truri ynë krijon një mekanizëm që zvogëlon ndjenjën e dhimbjes. Ndonëse ngulja e syve te fotografia e partnerit/es nuk ka të njëjtin efekt si anestezia, përsëri mbetet një bonus i këndshëm i dashurisë.

Kocka më të forta

Një vëzhgim interesant vuri re se burrat që i dashuronin çmendurisht partneret e tyre, shfaqnin realisht kocka më të fortë. Kështu studiuesit u gjendën përballë dilemës nëse e gjitha kjo është një reagim natyral trupor apo ndikon fakti se ata kujdesen më shumë për shëndetin dhe ushqehen më mirë.