zoom

Bota

Çfarë kapën kamerat? Policia merr urgjent me helikopter burrin e 20-vjeçares që u masakrua nga grabitësit

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vrasjen e nënës 20-vjeçare Caroline Crouch në Greqi, nga disa grabitës të maskuar.

Mediat greke raportojnë se policia ka marrë me urgjencë bashkëshortin e të resë për të dhënë dëshmi të tjera. Mësohet se policia ka të dhëna të reja nga kamerat e sigurisë dhe kërkon që të bëhen verifikime edhe përmes dëshmisë së bashkëshortit, i cili ishte dëshmitari i vetëm në ngjarjen tragjike.

Piloti 32-vjeçar ka qenë në varrin e gruas së tij, pasi po zhvillohej një ceremoni përkujtimore, kur papritur disa policë kanë mbërritur dhe e kanë marrë atë me helikopter.

Pasi ka mbaruar ceremonia në varrin e 20-vjeçares, dy efektivi i janë afruar Babis Anagnostopulos dhe i thanë që ai duhej t’i ndiqte ata pasi kanë dalë të tjera informacione për vrasjen e gruas së tij.

Pak ditë më parë, mediat greke raportuan se autorët dyshohet se mund të jenë larguar në Shqipëri ose në Bullgari dhe për këtë kanë kërkuar informacione nga ambasadat përkatëse.

Nga 100 kriminelë që ishin në fillim në listën e të dyshuarve, rrethi është ngushtuar në 3 të dyshuar, të cilët sipas mediave greke janë shqiptarë.