zoom

Aktualitet

Çfarë kanë parashikuar meteorologët për ditën e enjte?

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës, përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës, të cilat në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 12 m/sek.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 27°C
në zonat e ulëta 11 deri 30°C
në zonat bregdetare 14 deri 29°C