zoom

Politikë

Çfarë ka për të thënë? Ilir Meta lajmëron konferencë për mediat

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka njoftuar mediat se do të zhvillojë një konferencë për shtyp.

Konferenca e Kreut të Shtetit do të mbahet në orën 12:00 dhe është e para për këtë vit, në një kohë kur situata politike në vend, veçanërisht ajo e Partisë Demokratike është tepër e tensionuar.

Kater ditë me parë presidenti Ilir Meta komentoi situatën brenda Partisë Demokratike, teksa u shpreh se asnjë prej qytetarëve shqiptarë nuk meritonte të shihte ato skena dhune në protestën e së shtunës.

Në një intervistë për median maqedonase T21, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh se udhëheqja e opozitës, duke iu drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha, po provokon një tension dhe pretendon që të imponojë autoritetin përmes dhunës policore.

Kujtojmë që Presidenti Meta është etiketuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha si trekëndëshi i Bermudës, së bashku me Sali Berishën dhe Edi Ramën.