Aplikacion
Rreth 8 vite të shkuara bëhej ceremonia përkujtimore e 10-të vjetorit e hapjes së TV ORA News. Ceremonia u mbajt në ambientet e RTV Ora më 27 shtator 2017. Ndodhesha dhe Unë aty me mikun tim, regjisorin Kiço Londo. Në përfundim të saj, muarëm rrugën për në dalje.
Aty rastësia na përballi me Erion Velijan. Ndalon dhe na fton për të pirë birrë me Të. Nuk e refuzojmë. Marrim nga shishe birre dhe fillojmë muhabetin.
Tema ishte pyetja e Erionit:
Si ju dukem Unë me punën që bëj në bashki?
Me humor ia kthyem: Shkëlqyer, por je pak “me barrë”.
“U bë kurioz” dhe na kërkoi shpjegime!
I them se ke mundësi të japësh një shëmbull se si ti trajtosh paratë publike, si mund ti bësh tenderat në bashki transparent me garë te hapur për publikun, ku TV-te dhe gazetaret të jenë aty. Me pak fjalë gara të jetë një ankand i hapur.
Dakort- na tha, do ta bëj, dhe trokitëm gotat e birrës.
Kanë kaluar vite e vite dhe Erioni nuk bëri asnjë tender të hapur në publik. Erioni bëri veç vjedhje të mbylura. Erioni bëri veç vjedhjeve të tjera, edhe vjedhjen e shekullit me firmën 5D, të mbyllur per publikun dhe të hapur për xhepat e Tij me shokë…
Tani vuaje Erion, e meriton burgun, e meriton përbuzjen popullore.
Ky ishte takimi im i parë dhe i fundit deri më sot me Erion Velijan që pëllet në mikrofon për kërkesat që i bëjnë gazetarët kur i shkojnë në Bashki. Kjo ishte kërkesa ime.
E fundit, Ti i ke mësuar vetë gazetarët me tanxhente, tendera në Bashki kundrejt trasmetimit on line të aktiviteteve tuaja.
Në TV që punova 40 ditë si Drejtor Informacioni aksionist, mu tha shqip: Erionit dhe Belës Stop! /Ylli Dylgjeri