zoom

Aktualitet

Çfarë fshihet pas? Digjen 2 makina gjatë natës në Elbasan

Dy automjete të parkuara janë përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Mësohet se automjetet janë në pronësi të shtetasit Kujtim Kasnaci, pronar i një pikë shumicë.

Mësohet se mjetet ishin të parkuara poshtë një banesë në lagjen “Emin Matraxhiu” dhe nga të dhënat e para dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.