zoom

Bota

Çfarë e lidh punën gjatë natës me kancerin e gjirit?

Turni i natës në punë njihet në Francë si faktor rreziku për kancerin e gjirit.

Studimi i kryer së fundmi, ka të bëje me një ish-infermiere, tashmë në pension, e cila punonte në Hôpital de Sarreguemines, në Rajonin Grand Est.

Në mbi 28 vitet e kaluara midis departamenteve të gjinekologjisë dhe kardiologjisë, gruaja numëroi 873 shërbime të natës, të alternuara me turne të mëngjesit ose të pasdites deri në moshën 48 vjeç, kur kaloi vetëm në turne të ditës.

Menjëherë më pas, sipas shtypit francez, ajo u diagnostikua me kancer në gji. 14 vjet më vonë, dhe pas një procesi sindikatash të kryer për më shumë se 5 vjet, kanceri i saj u njoh si një sëmundje e lidhur me profesionin, gjatë punës së natës.

Për të ndihmuar ish-infermieren ishin sindikalistët Josiane Clavelin dhe Brigitte Clément, të cilët bashkuan provat shkencore që më pas çuan në këtë vendim të cilësuar si “të paprecedentë”.