zoom

Aktualitet

Çfarë do të publikojë sonte Monika Kryemadhi në “Opinion”?

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka paralajmëruar se do të publikojë sonte material kompromentuese për mazhorancën socialiste të drejtuar nga Edi Rama.

Ajo tha se publikimin do ta bënte në emisionin “Opinon” të Blendi Fevziut. Zoom.al mëson se Kryemadhi nuk e ka njohur ende emisionin me provat që ajo pretendon se ka kundër mazhorancës.

Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për materiale kundër kryeministrit Rama apo kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili është vënë këto ditë në qendër të shenjetrës së LSI dhe eksponentëve të saj.

Burime të Zoom.al pranë LSI thanë se nuk përjashtohet mundësia që Kryemadhi të publikojë dokumenta kompromentuese për zyrtarë të lartë të mazhorancës, në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Nëse do të jetë kështu, duket se e përfshirë do të jetë edhe Bashkia e Tiranës. ©Zoom.al