zoom

Aktualitet

Çështja “Gërdeci”/ SPAK ankimon vendimin e GJKKO-së për Fatmir Mediun

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka ankimuar ditën e sotme vendimin e GJKKO-së për pushimin e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në lidhje me shpërthimin e Gërdecit. Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe tashmë do të jetë Gjykata e Posaçme e Apelit që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për rinisje të hetimit ndaj tij.

Pas shqyrtimit të kërkesës, gjyqtari Erjon Çela vendosi që të rrëzonte SPAK-un duke shpëtuar Fatmir Mediun nga rihetimi dhe procesi gjyqësor.

Në shkurt të këtij viti, SPAK kërkoi rigjykimin e ish-ministrit Mediu, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk ka imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë.