zoom

Politikë

“Cënoi imazhin e Shqipërisë”! Balla thirrje Bashës: PD t’i bashkohet nismës për shkarkimin e Metës

Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend tha se kërkesa për shkarkimin e Presidenti të Republikës, Ilir Meta nuk është interes specifik, por është një detyrim moral.

Gjithashtu Balla i bëri thirrje jo vetëm opozitës parlamentare, por edhe Partisë Demokratike, veçanërisht krydemokratit Lulzim Basha t’i bashkohen nismës për shkarkimin e Metës.

“T’i mprehin sfurqet, kosoret, lopatat, sëpatat , t’i kenë gati për të dielën”, kështu është shprehur Presidenti Ilir Meta tha Balla duke shtuar se në këtë mënyrë Meta ka shkelur Kushtetutën.

“Nisma është marrë për ta distancuar Shqipërinë nga Ilir Meta, dua të qartësoj që procedura për shkarkimin tij është për shkarkimin e turpit. Thirrja ime, përveçse drejtuar opozitës parlamentare shkon edhe për PD dhe personalisht për Lulzim Bashën. Do të ishte dinjitoze që opozita t’i bashkohej kësaj thirrje moralisht. Procedura është për t’i hequr një orë e më parë turpin nga vetja dhe për t’ia lënë në derë atij që turpi i takon.

Skandalet me thirrjet për dhunë dhe thirrje e turpshme kundër aleatëve të SHBA-së janë të mjaftueshme. Mosveprimi ynë do të shkonte në limitet e shpërdorimi të detyrës përballë akteve të rënda përballë akteve Kushtetuese edhe ligjore. Nëse Kuvendi do të lejonte të qëndrojë në Presidencë me këto akte të rënda do të ishte nga ana jonë moskallëzim i krimit. Sot falënderoj 49 deputetët kanë depozituar këtë kërkesë”, tha Balla.

Kërkesa për shkarkimin e Metës, sipas Ballës është bërë për të nxjerrë në dukje një fakt që nuk e kundërshton më asnjë njeri, pasi sipas tij institucioni zyrtar i shtetit nuk është përdhunuar në një mënyrë kaq banale.

Balla u shpreh se Meta ka abuzuar hapur me kompetencat kushtetuese, duke shtuar se roli i Presidentit është të drejtojë thirrje për ulje të tensionit politik.

“Presidenti në rolin e tij mund të drejtojë thirrje për bashkëpunim apo ulje të tensionit politik dhe nuk duhet të turbullojë ekuilibrat politikë”, tha Balla.