E martë, 21 Mars, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Politikë

Celibashi regjistron koalicionin “Bashkë fitojmë”, por heq PD-në së Berishës

18/03/2023
in Politikë, Slider
0
Celibashi regjistron koalicionin “Bashkë fitojmë”, por heq PD-në së Berishës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistroi koalicionin “Bashkë fitojmë”, por duke hequr nga ky koalicion siglën PD me kryetar Sali Berishën.

Celibashi u shpreh se PD-ja nuk ka shprehur vullnet për t’u bërë pjesë e këtij koalicioni dhe si e tillë, sigla PD e Berishës nuk mund të jetë pjesë e koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Në këtë mënyrë ky koalicion do të jetë i përbërë vetëm nga tre parti, PL, PBDNJ dhe PDK.

DEBATI

Altin Kaziaj (përfaqësues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’): Kemi paraqitur kërkesën sipas asaj që është parashikuar në kod. Kërkesa mban të gjitha kërkesat e nevojshme për regjistrimin e koalicionit. Kërkojmë regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Indrit Sefa (përqafuesi i PD): Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë koalicion. Është përdorur emri, karakteristikat dhe logo e Partisë Demokratike nga persona të paautorizuar dhe të palegjitimuar.  Komisioneri duhet të konstatojë se kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit dhe në mashtrim të zgjedhësve. Nuk e di kush është personi që i është drejtuar KQZ-së. Komisioneri ka të gjitha detyrimet ligjore për të marrë masa dhe për të vënë në vend këtë shkelje të dispozitave ligjore. Kërkesa duhet rrëzuar për sa kohë që marrëveshja është një dokument i domosdoshëm për regjistrimin në KQZ.

Altin Kaziaj (përfaqësues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’): Kodi Zgjedhor flet për marrëveshje të dy a më shumë partive. Me shumë respekt për ju zoti Komisioner, të vazhdojmë më tej me kërkesën tonë.

Indrit Sefa (përqafuesi i PD): Nëse lexoni vendimin e KAS-it thotë që “vendimi hyn në fuqi menjëherë”. Unë jam përfaqësues i përhershëm i PD-së pranë KQZ-së. PD nuk ka bërë asnjë marrëveshje për lidhjen e koalicionit zgjedhor dhe nuk ka depozituar asnjë marrëveshje të tillë. Subjektet që kanë firmosur në emër të PD-së, nuk janë përfaqësues të Partisë Demokratike.

Celibashi: Ajo që thotë përfaqësuesi i PD-së që nuk kemi bërë asnjë marrëveshje…

Kaziaj: Ju që thoni ‘përfaqësuesi i PD’ ende nuk e keni regjistruar PD-në në zgjedhje.

Celibashi: Indrit Sefa përfaqëson PD-në në KQZ. Prej gati 1 viti është përfaqësuesi i PD-së dhe sa kohë nuk ka një dokument që provon të kundërtën, vazhdon të jetë përfaqësuesi i PD-së në KQZ. Mungon vullneti i PD-së për të qenë pjesë e këtij koalicioni. E njëjta situatë ka qenë edhe në shkurt 2022. Në konkluzion dhe në analizë të të gjithë çfarë përmenda do regjistrojmë koalicionin “Bashkë Fitojmë” me 3 parti, PL, PBDNJ dhe PDK.

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: Berishailirian celibashikoalicioniKQZ

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

14 maji/Bardhi ftoi Këlliçin të kandidonte nën logon e PD-së, Alibeaj: Qëndrimi është i njëjtë!
Politikë

14 maji/Bardhi ftoi Këlliçin të kandidonte nën logon e PD-së, Alibeaj: Qëndrimi është i njëjtë!

20/03/2023
U dënua nga gjykata, Balla: Kryebashkiaku i Mallakastrës do rikandidojë më 14 maj
Politikë

U dënua nga gjykata, Balla: Kryebashkiaku i Mallakastrës do rikandidojë më 14 maj

20/03/2023
Berisha: 80% e buxhetit vidhet nëpërmjet punëve publike
Politikë

Berisha: 80% e buxhetit vidhet nëpërmjet punëve publike

18/03/2023
“Alla dhe Bushi ndoqën shembullin e Ramës”, Berisha: Kemi të bëjmë me kundërshtarë të inkriminuar
Politikë

“Alla dhe Bushi ndoqën shembullin e Ramës”, Berisha: Kemi të bëjmë me kundërshtarë të inkriminuar

18/03/2023
Pas Luiz Ejllit, Berisha flet dhe për lojën e Stresit në Big Brother Vip Kosova
Lifestyle

Pas Luiz Ejllit, Berisha flet dhe për lojën e Stresit në Big Brother Vip Kosova

17/03/2023
Berisha në Vlorë: Rama qeveris për të vjedhur, 450 mln euro për inceneratorë joekzistentë
Politikë

Berisha në Vlorë: Rama qeveris për të vjedhur, 450 mln euro për inceneratorë joekzistentë

17/03/2023
Lajm i rradhës
“Sharlatan”, ish-deputeti i PS kundër Ramës për kreun e ri të SHISH: Presidenti të mos e dekretojë

“Sharlatan”, ish-deputeti i PS kundër Ramës për kreun e ri të SHISH: Presidenti të mos e dekretojë






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

Mos harroni çadrën, e gjithë dita do jetë me reshje shiu

21/03/2023
Aktualitet

1 i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin e ndodhur në Fushë-Krujë

21/03/2023
Aktualitet

“Hezitimi do t’ju kushtojë shtrenjtë”, horoskopi për ditën e sotme

21/03/2023
Sport

VIDEO | Roshi protagonist në fitoren e Sakaryaspor, gol dhe asist

21/03/2023
Aktualitet

Eksperti: Shqiptarët dërgojnë deri në 3 mld paund drogë në vit në Angli

20/03/2023
Bota

SHBA “kushte” Kurtit: Të punojë me ne për Asosacionin

20/03/2023
Lifestyle

“Big Brother VIP Shkodra”, humoristët shkodranë sjellin reality-n në teatrin Migjeni

20/03/2023
Bota

Macron i mbijeton mocioneve të mosbesimit. Deputetët: Na prit në sheshe

20/03/2023
Politikë

Foto/Meta dhe Paloka shëtisin Jeruzalemin me biçikleta

20/03/2023
In Zoom

Qeverisë apo biznesit, shifrat e kujt të besojmë?

20/03/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In