zoom

Aktualitet

Celibashi e pranon: Dështon identifikimi elektronik

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka bërë një përmbledhje në lidhje me procesin e deritanishëm të votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai ndër të tjera ka pranuar se ka dështuar sistemi i identifikimit elektronik.

“Vetëm në 142 qendra votimi procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë manuale, ndërsa në të gjithë qendrat e tjera të votimit po bëhet në mënyrë biometrike. E vërteta është se kemi pasur disa problematika, por që deri më tani në varësi të pritshmërisë sonë ka qenë e ulët % e qendrave të votimit ku nuk po zhvillohet identifikimi biometrik. Ka pasur probleme nga informacioni i operatorëve dhe nga fakti se ka pasur dhe probleme teknike të pajisjes, në raste kur pajisja nuk e printon fletën, procesi i votimit duhet që të vijojë. Nuk ka asnjë arsye që nëse nuk funksiono printeri të mos përdoret pajisja. Kanë qenë më shumë se 5 mijë telefonata në mëngjes, të cilat kanë marrë përgjigje sqaruese në lidhje me problematikat”, ka thënë Celibashi.