zoom

Aktualitet

“Çekiçi bënte fushatë për PS. Kishte biznes në Portin e Durrësit”

Ish -kryeministri Sali Berisha thotë se Edmond Çekiçi, që u ekzekutua sot në Durrës, bënte fushatë elektorale për Partinë Socialiste dhe kishte një biznes në Portin e Durrësit.
Si provë të kësaj ai ka postuar një mesazh që i ka ardhur nga një qytetar.
“Pershendetje dr Berisha Mond Çekiçi qe u ekzektua sot kishte biznes ne port dhe ishte shume aktiv me te gjithe ushtaret e tij ne fushate per PS tani”.
Sipas mesazhit të Berishës, ai ka qenë në arrest shtëpie, por shoqërohej vazhdimisht me drejtorin e OSHE, Aridan Çela, që Rama e ka dërguar për fushatë në Durrës dhe me ish -kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, të cilin SHBA e kanë shpallur “non grata”.
Berisha ka postuar edhe një mesazh që kishte marrë për Çekiçin në vitin 2019.
“Jam pjese e seciurity te portit e siqerisht aty eshte be te ikesh me vrap se cdo gjo e kane mar ne dor bandat. Ne duhet te mbyllim syt e mos te flasin se hajm ndonje tyt pistolete kokes. Kane zaptu cdo gjo. Ne bashkepunim me kete drejtorin nxjerrin gjith naten nafte kondrabande nga anijejt e ne duhet te heshtim. Kan zaptu gjith ate teritor ne mes te portit ky grup kriminal e do bejne dhe karburat aty qe te marin naften. Kane dhe grupet e veta qe kane kontrat me portin per te ngarku dhe shkarku anijet. Dhe pse I kane mbi 2milj euro borxh portit e prap lejohen me punu se ndryshe han pistolet kokes e jane po ata qe ndarkojne e shkarkojne dhe madhin e drogen qe vjen e iken. Nuk di ca bon kontrolli shtetit e si nuk I kap njeri me 2 mil eu borxh qe kane. Mond cekici me shoke. Grupi I vangjushit e avdylajve. Nuk punojm dot mo po ca ti bojme halleve e kalamojve se ca nuk na shofin syte. Banda gangsterra ne zaptim total te portit te durrsit.ty te rujt zoti e na ndihmo me keto alabak se ne hall te madh jena se keto jane pal me drejtorin e bojne gjithe punet e pista. I verifikon kollaj fare dhe per terrenin qe kan zon dhe per borxhet qe kan dhe per kondrabanden qe boj me drejtorin.”/ Zoom.al