zoom

Sport

Carragher e quan kloun, përgjigjia e Ferdinand është epike: Në kombëtare më mbante këpucët

Në Angli ka nisur një luftë e ftohtë mes Rio Ferdinand dhe Jamie Carragher. Ish-futbollisti i Liverpool-it, e ka quajtur Ferdinand një kluon, por përgjigja e këtij të fundit nuk ka vonuar.

Duke folur për mikrofonët e “FIVE”, Ferdinand u ndal te ish-shoku i tij i skuadrës në kombëtaren angleze duke thënë se dikur duheshin shumë dhe nuk e kuptonte arsyen pse po ndryshojnë gjërat.

“Sa herë që e shoh atë është e gjitha dashuria. Unë jam një djalë i dashur, ne përqafohemi, shtrëngojmë duart dhe qeshim pak. Nuk e kuptoj pse ai hyri në armiqësi, është një energji armiqësore dhe nuk e kuptoj. Ai ka qenë në emisionin tonë, shiheshim dhe gjithçka ishte mirë. Ai më mbante këpucët kur ishim me Anglinë, më tregonte gjithmonë dashuri. Nuk e di, kur ta takoj do ta pyes një herë se çfarë ka”, u shpreh Ferdinand. /zoom.al/