zoom

Slider

Buzëqesh Milan, Pioli bën tifozët të ëndërrojnë para gjysmëfinales me Interin

Stefano Pioli, trajner i Milanit, ka konfirmuar se Rafael Leão është rikuperuar nga lëndimi që e pengoi të përballej me Interin.

Portugezi u dëmtua në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Championsit kundër zikaltrve dhe se është gati për duelin e dytë evropian me rivalin e Milanit.

“Rafael Leão është pa dyshim më i mirë. Ai, Krunic dhe Junior Messias do të grumbullohen. Nëse gjithçka shkon mirë, nesër (e martë) do të luajnë”, tha trajneri gjatë konferencës për shtypin para ndeshjes.

Për mundësitë që Milani të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë (humbjen 0-2) dhe të shkojë në finale, Pioli tha:

“Ata që merren me futbollin e dinë që ndeshjet mbarojnë vetëm kur gjyqtari fishkëllen. Surprizat ekzistojnë dhe ju duhet të besoni në to. Ne besojmë”. /zoom.al/