zoom

Politikë

Butrinti/ Berisha sulmon Ramën: 620 vila gati të ndërtohen për Kryeministrin dhe oligarkët e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim për trashëgiminë kulturore, me temë: “Nga gërmadhat e Teatrit te “shitja” e Butrintit”.

Gjatë fjalës së tij, lideri i demokratëve, teksa fliste për shembjen e Teatrit Kombëtar, nuk la pa përmendur kryeministrin Edi Rama, të cilin e quajti shkatërrimtar të identitetit të kryeqytetit.

“Edi Rama është shkatërrimtar i identitetit të këtij qyteti që rrezaton në të gjithë kombin. U vërsul kundër vendimit që kishte miratuar vetë. Bënë një betejë epike artistët për teatrin, e zhduku teatrin ai. Në Paris në një rrugë është teatri romak me tullë të kuqe. Nuk është funksional por mjaft i ruajtur. Sheshi, përveçse në Korenë e Veriut nuk gjen shesh të këtyre përmasave pa jetë. Pa kurrfarë jete. Më ka dërguar vetëm njëherë në jetën e tij në mesazh kur unë i përçmova pllakat e grurit të cilat janë tani 50 gradë. I hoqi qytetit sheshin, ok mund ta hiqte. Por mund ta bëje me nënkalime. Largimi i trafikut nga sheshi ka krijuar ngushtica. Tirana është problematike për infrastrukturën e rrugëve. Tani mori stadiumin. I papërmbajtur në korrupsionin e tij. Përveç Edi Ramës nuk kam dëgjuar njeri tjetër të lavdërojë këtë stadium”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së u ndal edhe te çështja e Butrintit, për të cilin tha se u shpërbë me qëllimin “për të ndërtuar 620 vila që do të ngrihen për Ramën dhe oligarkët e tij”.