zoom

Politikë

Bushati provokon Ramën me foton për ditëlindje

Ditmir Bushati tregoi mbrëmë në një intervistë për Adi Krastën të gjithë prapaskenat e përjashtimit të tij nga listat e PS për deputetë. Tha se në lista kishte njerëz që kishin vjedhur paratë e qytetarëve, la të kuptohej se për ndarjen e Kosovës Rama kishte lujtur rol të rëndësishëm. Reagimet vijnë teksa Rama tha se Ditmir Bushati kishte zbritur nga treni i PS.

“Ditmir Bushati ditën e parë që u ndryshua si drejtues i Shkodrës ka zbritur nga treni dhe nuk është shfaqur në asnjë aktivitet në ato aktivitete që nuk janë puna juaj nuk janë televizive por pjesë e pandashme e çdo njeriu që kanë një mandat në këtë parti”, ishte deklarata e Ramës.

Bushati pati reaguar duke postuar një instastory me diciturën. “Nuk ka rëndësi se në cilin tren udhëtoni, e rëndësishme është në cilin stacion treni ndaloni”.

Sot ai ia ka përmendur sërish trenin Edi Ramës, duke postuar një dhuratë që kishte marrë për ditëlindje.

“Për ditëlindje, si surprizë një tren u ndal në stacionin tim”, shkruan Bushati në një foto ku ka postuar edhe një tortë me tren, që ka marrë nga stafi i tij. /Zoom.al