zoom

Politikë

Bushati-Klosit: Për show zgjedhin Shqipërinë, për investime Serbinë

Gazetari Andi Bushati dhe deputeti i PS Blendi Klosi u përplasën në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me protestën e PD në 6 dhjetor.

Klosi u shpreh arsyeja pse PD e bën protestën në 6 dhjetor është që të tregojë se do e zgjidhë çdo gjë me përplasje, pasi nuk po mundet t’i japë zgjidhje as garës politike brenda vetes.

Sipas tij, njerëzit që do të vijnë në Tiranë në 6 dhjetor kanë në dorë shumë gjëra për Shqipërinë që nga investimet deri tek afrimi i një date për çeljen e negociatave në BE.

“Në këtë luftën tonë të brendshme s’mund t’i bëjmë dëm marrëdhënies sonë me BE”, tha Klosi.

Bushati ka ndërhyrë duke u shprehur se samiti i parashikuar në Tiranë është vetëm një mbledhje pune. Sipas tij, asnjë investim serioz nga BE nuk është finalizuar në Shqipëri.

“Për investime zgjedhin Serbinë për show zgjedhin Shqipërinë. S’kemi një investim serioz këtu”, tha Bushati.