zoom

Politikë

Burgosja e nënës lehonë, Spaho në Kuvend: Mos u zgërdhini, lirojeni urgjent

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka folur me tone të ashpra lidhur me arrestimin e 25-vjeçares lehonë në Shkodër. Nëna lehonë u arrestua nga policia pak ditë pasi lindi foshnjen e saj për një gjobë të vitit 2020.

Nga foltorja e Kuvendit, Spaho i kërkoi ministrit të Drejtësisë dhe atij të Brendshëm të lirojnë menjëherë gruan, që sipas tij është burgosur në kundërshtim të plotë me ligjin.

“Habitem kur pranoni që është shkelur ligji dhe kërkoni të mblidhen të dhëna. Ministri i brendshëm dhe ky i drejtësisë që zgërdhihet nuk duhet të rrinë këtu por të shkojnë ta lirojnë se ligji thotë se nuk arrestohet një nënë me fëmijë nën 1 vjet, këta duhet të shkojnë ta lirojnë me urgjencë se e kanë vënë në pranga në kundërshtim me ligjin”, tha Spaho