zoom

Aktualitet

Burg për ish drejtorin e Policisë së Lezhës/ “Kyç gojën” në seancë, si u çmontua grupi kriminal

Ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Henrigert Mitri i vënë nën hetim nga SPAK nga operacioni Revanshi në maj të këtij viti, është lënë në burg pa afat nga Gjykata Speciale.

Gjate seancës ai refuzoi të flasë para togave të zeza ndërsa avokati i tij kërkoi kohë të njihet me aktet hetimore, që më pas të apelojnë vendimin.

Ish – zyrtari i policisë doli në përgjimet e SKY ECC, pasi dyshohet se dekonspiroi informacionet e Guardia di Finanza-s italiane për kontrollet nga ajri.

Ai ishte i pari që kishte në duar informacionet që vinin nga agjencitë ligjzbatuese italiane, ndaj SPAK po e heton pasi ka dyshime që të gjitha këto të dhëna ua vinte në dispozicion trafikantëve për të marrë masa e për tu larguar.

Po ashtu ai dyshohet se lejuar edhe një kazino të jashtëligjshme të biznesmenit Pëllumb Gjoka, tashmë i arrestuar nga operacioni Metamorfoza. Henrigert Mitri akuzohet për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre, kultivim të bimëve narkotike, organizim të veprimtarisë së lojërave të fatit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.