Aplikacion
Avokati u vetëdorëzua në policinë e Tiranës në 5 mars ndërsa paraditen e kësaj të shtune doli para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Mësohet se Çela ka mohuar akuzën, duke thënë se nuk ka pasur llogari në “Sky-Ecc”. Avokati i tij, u kërkoi një masë më të butë sigurie pasi nuk ekziston rreziku i ikjes apo i prishjes se provave.
Por, gjykata la në fuqi arrestin me burg. Ndaj tij rëndojnë dy akuza: “korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave me funksione publike”.