zoom

Aktualitet

Britma dhe lot, tronditja e familjarëve pas ekzekutimit të Bardhok Pllanaj

 

Bardhok Pllanaj u ekzekutua mbrëmjen e sotme në pritë rreth orës 21:10 në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina.

Ai po udhëtonte me makinë kur iu bë pritë dhe u ekzekutua me armë zjarri. 46-vjeçari banonte në Shkoj të Ri.

Vendi i ngjarjes është rrethuar nga makina të shumta policie, ndërsa dëgjohen britmat e familjarëve, që ende nuk dihet nëse ishin me 46-vjeçarin në makinë në momentin që u vra.

Policia Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër,  duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.