zoom

Bota

Britani/ Rrebesh kritikash mbi policinë, ndërhyri në ceremoninë përkujtimore

Mënyra se si policia metropolitane menaxhoi një vigjilje në Londrën jugore, në kujtim të Sarah Everard, është kritikuar gjerësisht në Britaninë e Madhe.

Sekretari i brendshëm, Priti Patel i kërkoi policisë një raport për ngjarjen ndërsa kryebashkiaku i londrës tha se kishte kërkuar shpjegime urgjente nga drejtuesit.

Oficerët u panë të prangosnin dhe të merrnin me vete disa gra nga eventi. Policia tha se kishte arrestuar katër persona gjatë vigjiljes dhe e kishte bërë këtë për të mbrojtur sigurinë e njerëzve. Disa qindra persona u mblodhën në Clapham Common, pavarësisht kufizimeve të koronavirusit, mbrëmjen e së shtunës për të nderuar 33-vjeçaren, vdekja e të cilës ka ndezur një debat publik në lidhje me sigurinë e femrave.

Ceremonia përkujtimore u anulua një ditë më parë, pasi organizatorët thanë se policia nuk kishte mundur të angazhohej në mënyrë konstruktive që ajo të zhvillohej në një mënyrë të sigurt. Ata i kishin kërkuar njerëzve të mos mblidheshin pasi kjo do t’i vendoste përballë një rreziku ligjor. Por, ftoi njerëzit të ndiznin qirinj në kohën kur Everard u pa për të fundit herë, më 3 mars. Një video e postuar online, tregonte oficerët e policisë që largonin femrat që po qëndronin pranë një stende. Thirrje si t’ju vijë turp, dhe lërini të lira, dëgjoheshin nga kalimtarët.

Të shtunën, një oficer policie, 48-vjeçar, doli para gjykatës i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Everard. 33-vjeçarja u zhduk ndërsa po kthehej në shtëpi më 3 mars. Trupi i saj u gjet në një zonë pyjore në Kent.