zoom

Aktualitet

Breshëri plumbash drejt një furre buke në Athinë, plagosen dy shqiptarët

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Athinë, me pasojë plagosjen e tre personave.

Mediet fqinje raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Voulas, ku një person ka hapur zjarr drejt një furre buke, në kryqëzimin e rrugëve “Ermou” dhe “Proodou 42”.

Nga breshëria e plumbave kanë mbetur të plagosur dy shtetas shqiptarë dhe një iraken, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ku deri më tani është sekuestruar një thikë.