Aplikacion
Këngëtari pritet që të performojë rreth orës 22:00 në skenë në terminalin e ri të autobusëve, ndërkohë që vazhdon shitja e biletave për koncertin e Goran Bregoviç. Është hera e parë që në festën e Birrës në Korcë, një natë ofrohet me bileta për të gjithë pjesëmarrësit.
Pavarësisht situatës së krijuar, duket se janë marrë dhe masa të rrepta sigurie nga ana e policisë, e cila përveç kontrollit të biletave duke bërë që të jetë e pamundur të hyjnë persona që nuk disponojnë biletë për këtë koncert, do të ketë edhe kontrolle fizike.
Ka forca të shumta policie që janë shtuar pikërisht për mbrëmjen e sotme dhe do të bëjnë monitorimin e të gjithë situatës. Janë marrë masa të tjera për të mos lejuar që të futen brenda kësaj hapësire pajisje apo mjete të jashtëligjshme që ndoshta mund të përdoreshin për të shkaktuar situata të pakëndshme.
Duket se gjithçka është mobilizuar për të siguruar mbarëvajtjen e koncertit, ndërsa organizatorët kanë bërë me dije që Goran Bregoviç ka vendosur që të nisë koncertin e tij me një prej këngëve më të njohura shqip “Kosovska”, një kohë e viteve më parë por shumë prej nesh e njohin sepse është dëgjuar shpesh, ka ritmin e saj dhe më pas do të vijojë dhe me interpretimin e këngëve të tjera.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet