zoom

Bota

Brazili në alarm! Spitalet në prag të kolapsit prej Covid-19

Brazili është shteti amerikano-jugor që po e vuan më së shumti Covid-19. Spitalet e shumicës së qyteteve janë shumë pranë kolapsit. 80% e shtretërve të terapisë intensive janë të ezauruara në 25 nga 27 shtetet që e formojnë Brazilin.

Që nga fillimi i pandemisë janë 11 milionë raste me Covid-19 vetëm në Brazil dhe 266 mijë viktima. Në renditjen botërore sa i përket viktimave, Brazili është i dyti, kurse për rastet i treti.