zoom

Aktualitet

Brataj: Parashikohet një valë e re në muajin shtator, qytetarët të tregohen të kujdesshëm

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli rreth gjithë situatës epidemiologjike në vend.

Ai theksoi se edhe pse rastet janë të pakta, virusi është ende duke qarkulluar mes nesh dhe kujdesi i qytetarëve nuk duhet ulur. Mjeku tha për News 24 se me fillimin e vjeshtës, ekspertët kanë parashikuar një valë të re infektimesh, e quajtur “Vala e Bishtit”.

Por megjithatë, sipas Bratajt, situata në të cilën ndodhej vendi në muajt janar-shkurt, nuk do të përsëritet më.

Si jemi me shifrat?

Skënder Brataj: Me shifrat jemi shumë mirë. Kur vendoset për marrjen e masave s’ka pse të ketë institucione të tjera të thotë një diçka që nuk është diskutuar. Masat janë duke u liruar. Kjo është periudha më kritike, sepse do të ketë turistë të huaj. Edhe aty duhet të shohim ecurinë epidemiologjike. Ka prej tyre që duan organizime të tjera.

Duhet të parashikojmë se ku do të shkojmë. Nuk është e lehtë të kontrollohen. Numrat janë të ulëta dhe njerëzit janë lodhur, nuk kërkojnë ndihmë për simptoma të lehta. I bie që ka më shumë se 100 të infektuar pavarësisht se regjistrohen tre apo katër. Rastet janë në ulje, por virusi është prezent dhe më shqetëson gjendja ndërkombëtare.

Situata edhe pse është e mirë, prapë ka konfuzion. Është situata e Dritan Lelit, kryebashkiakut të Vlorës, i cili kërkon që takimi i Këshillit Bashkiak të zhvillohet online.

Skënder Brataj: Nuk dua të hy te politika, sepse nuk është fusha ime. Nuk më duket normale që një Këshill Bashkiak duhet të shkojë se s’bën në teatër për të zhvilluar mbrëmje. Puna online është në fuqi, s’di çfarë përgjigje t’i jap. Numrin mbi 10 veta ne e kemi lejuar. Çdo njeri të respektojë ligjin dhe VKM-të. S’kemi pse ne si ekspertë të diskutojmë për këtë.

Do mblidhet së shpejti komiteti i Ekspertëve?

Skënder Brataj: Nuk e di, sepse ne kemi një strukturë që na lajmëron. Do të shtohet një orë në korrik. Do të rritet kapaciteti i stadiumeve, kinemave, deri në 30% të kapacitetit të tyre.
Muzika vijon të jetë e mbyllur, ç’keni me të?
Skënder Brataj: Janë marrë masat. Nuk e di se sa zbatohet. Të gjithë këto pyetje. Edhe ne kemi jetë private, nëse ndodhem në lokal në orën 23:00 do të ngrihem e të dal. Nuk është perceptim personal. Çdo gjë te Komitetin Teknik realizohet me anë të votave. Por, siç e kam thënë nuk bëjmë vetëm analizën e gjendjes tonë, por edhe ndërkombëtarëve. Sigurisht s’prishim rritjen e janar-shkurtit, por ka një rritje. Të shtrosh 7 të sëmurë, kur nuk shtronim asnjë gjatë zgjedhjeve dhe kohës së Bajramit. Do të jetë dhe vala e Bishtit, do të vijë në vjeshtë. Mutacionet bëjnë punën e saj.

Gjithashtu mjeku foli dhe për dy mutacionet e COVID-19, që janë kthyer në një shqetësim për popullsinë botërore. Brataj tha se është e vërtetë që varianti indian i virusit është me përqindje të lartë infektiviteti, ndërsa theksoi se nga të dhënat e deritanishme, rezulton se vaksinat e prodhuara, ofrojnë imunitet ndaj tyre.

Varianti DELTA, thuhet se do të ketë infektueshmëri të lartë dhe njerëzit janë të shqetësuar se vaksinat nuk ruajnë imunitetin ndaj kësaj mutacioni.

Skënder Brataj: Është e vërtetë që ka një inektueshmëri të madhe. Është vërtetuar, që është me shkallë më të lartë infektimi se varianti ALFA i Britanisë së Madhe. Moska ka shumicën e të infektuarve DELTA, e njëjta gjë dhe në Spanjë.

Kjo po na afrohet. Fakti i vaksinimit, funksionon ndaj variantit DELTA. Ajo që njerëzit duhet të kuptojnë është fakti që edhe pse ke bërë vaksinën, nuk do të thotë që je plotësisht i mbrojtur. Sigurisht që sëmundja vetëm dëmtime të sjell, ndaj duhet të mbrohemi. Kujdesi duhet të vazhdojë. Virusi është midis nesh, kujdesi është ajo që duhet.