zoom

Bota

Bota në pandemi! Mbi 120 milionë të prekur me Covid-19

Pandemia e Covid-19 shënon çdo ditë shifra rekord të infektuarish. Deri më tani, në rang global janë shënuar 120,452,458 raste të infektuarish, prej të cilëve 2,666,123 kanë ndërruar jetë. Vendi më i prekur nga pandemia në të gjithë botën mbetet Amerika, e ndjekur nga Brazili, India, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar. Vendi më i prekur në Evropë është Franca, e ndjekur nga Italia, Spanja dhe Turqia.

SHBA me ritme të shpejta vaksinimi

Edhe pse me ritme të ngadalta për shkak të mungesave, pjesa më e madhe e shteteve në rang global kanë nisur vaksinimin. SHBA arrin synimin e Joe Biden për 100 milionë vaksinime në 100 ditët e tij të para në detyrë, duke shënuar deri më tani 107,060,274 doza të administruara. Me të paktën një dozë janë vaksinuar 69,784,210 persona na SHBA. Vaksinat e përdorura janë ato të Modernës, Pfizer dhe Johnson & Johnson.

Vaksinimi në botë

Më shumë se 355 milionë doza vaksinash janë administruar në të gjithë botën, e barabartë me 4.6 doza për çdo 100 njerëz. Ekziston tashmë një hendek i fortë midis programeve të vaksinimit në vende të ndryshme, ku shumë vende akoma nuk kanë raportuar një dozë të vetme vaksinimi.