zoom

Bota

Bota në dhimbje! Rritet frikshëm bilanci i viktimave në Turqi e Siri

Ka shkuar në 33,179 numri i viktimave të tërmetit në Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore të dielën, ndërsa kjo shifër pritet të rritet në ditët në vijim. Autoritetet thanë se më shumë se 92,600 njerëz të tjerë u plagosën nga tërmeti shkatërrues.

Edhe pse Turqia ka në letër kode ndërtimi që plotësojnë standardet aktuale të inxhinierisë së tërmeteve, ato zbatohen shumë rrallë, duke shpjeguar pse mijëra ndërtesa u rrëzuan, raporton Asociated Press.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë në terren dhe po gërmojnë mbi pallatet e shembura me shpresën për të shpëtuar sa më shumë qytetarë, pavarësisht se me kalimin e orëve, shpresat për të mbijetuar sa vijnë dhe shuhen./ Zoom.al