zoom

Bota

Bota në ankth! Identifikohet rasti i parë me variantin Covid-HIV Aids në Evropë

Është shënuar rasti i parë i variantit Covid-HIV Aids në Evropë. Bëhet fjalë për një grua belge, e cila zhvilloi simptoma të lehta të ngjashme me gripin 11 ditë pasi udhëtoi për në Egjipt nëpërmjet Turqisë.

Sipas informacioneve deri më tani, asnjë nga anëtarët e familjes së saj nuk ka shfaqur simptoma. Gjithashtu, sipas mjekëve pacientja kishte një ngarkesë të lartë virale në momentin e diagnostikimit.

Shkencëtarët deri më tani kanë zbuluar variantin B.1.1.529 në një numër relativisht të vogël në Afrikën e Jugut, Botsvana dhe Hong Kong, por janë të shqetësuar për numrin e madh të mutacioneve që mund ti shpëtojnë vaksinave.

Drejtori i Qendrës Epidemike të Afrikës së Jugut, Tulio de Oliveira , tha për Financial Times se ai ishte “i shqetësuar” dhe kishte diskutuar rreth variantit më të ri me zyrtarët e OBSH-së. Ai vlerësoi se rreth 90% e rasteve të reja në rajonin Gauteng të Afrikës së Jugut, që përfshin Johannesburgun, u shkaktuan nga varianti i ri.

Situata alarmante e Covid në Belgjikë, pavarësisht këtij rasti të dyshimtë të një shtetasje të saj, ka bërë që qeveria të marrë masa drastike të izolimit.

Belgjika shtrëngoi rregullat e saj të koronavirusit të Premten pasi rastet dhe shtrimet në spital rriten me COVID-19 pavarësisht masave të reja të vendosura këtë javë.

“Numri i shtretërve të zënë në kujdesin intensiv është dyfishuar brenda një jave. Vija e kuqe është kaluar dhe kjo është sigurisht shumë shqetësuese,” tha kryeministri Alexander De Croo në një konferencë për shtyp, duke shtuar: “Analiza që ne hodhëm dje është shumë më keq se skenari më i keq i krijuar nga ekspertët”.

Qeveria do të përshpejtojë paraqitjen e vaksinës përforcuese të COVID, me mësuesit që do t’u jepet përparësi. “Nëse nuk do të kishim vaksinën, situata do të ishte shumë më dramatike. Por pavarësisht kësaj, situata në kujdesin shëndetësor nuk është e qëndrueshme,” tha De Croo.