Aplikacion
“Evropa duhet të përgatitet për një luftë të mundshme. Një konflikt në shkallë të plotë në kontinentin përtej Ukrainës, nuk është më një fantazi”, ka paralajmëruar kryediplomati i BE-së.
Ai ka shtuar se Rusia kërcënon Evropën përmes luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë ashtu edhe sulmeve hibride ndaj vendeve anëtare të BE-së.
“Lufta sigurisht që po afrohet rreth nesh. Një luftë me intensitet të lartë, konvencionale në Evropë nuk është më një fantazi”, tha ai.
Shefi i politikës së jashtme të BE shtoi se Unioni ka nevojë për një mjet të ri financimi ndërqeveritar, i krahasueshëm ky me atë që u krijua gjatë krizës financiare në eurozonë.
Edhe më parë ai kishte lëshuar paralajmërimin dhe alarmin se zona europiane, shtetet përkatëse e veçanërisht NATO dhe BE duhet të përgatiten fortë për luftë të mundshme. /ZOOM.AL/