zoom

Aktualitet

Bordi rrit çmimet e karburanteve! Nafta e gazi 5 lekë më shumë, benzina shtrenjtohet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka rritur çmimet e hidrokarbureve. Në vendimin e publikuar ditën e sotme nafta dhe gazi janë rritur me nga 5 lekë, ndërkohë që çmimi i benzinës është rritur me 4 lekë.

Çmimi i naftës ka shkuar nga 190 lekë/litër në 195 lekë/litër. Ndërkohë benzina do të shitet me 189 lekë/litër nga 185 lekë/litër. Sa i takon gazit, do tregtohet me 80 lekë/litër nga 95 lekë/litër.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 101 lekë/litër”, thuhet në njoftim.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në orën 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.