zoom

Ekonomi

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina nga sot

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Nafta është rritur me 5 lekë, ndërsa benzina me 2 lekë.

Me vendimin e datës 9 gusht nafta shitej 216 lekë, ndërsa sot 221 lekë/litri. Sakaq benzina nga 200 lekë ka shkuar në 202 lekë/ litri.

Vendimi i Bordit

Vendimet e Bordit të Transparencës të datës 11 Gusht 2022, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran të datës 10.08.2022, ku benzina u rrit me + 23$/ton dhe Gazoili u rrit me + 45 $/ton nga data 08.08.2022

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).