zoom

Të gjitha

Bora Zemani zbulon veset më të këqija të konkurrentëve të “Për’puthen”

Bora Zemani ka qenë një nga moderatoret më të përfolura kohët e fundit edhe për shkak të vetë programit që drejton. “Për’puthen” është aktualisht një nga programet më të ndjekur dhe dashur pa dashur Bora si prezantuese është përfshirë në disa situata në emision, që shpesh nuk janë pritur mirë nga publiiku.

Së fundmi, në një intervistë për Eno Popin, Bora ka treguar çfarë nuk i pëlqen aspak tek konkurrentët e emisionit. Moderatorja u shpreh se shumë prej tyre kanë mungesë etike në të folur dhe mungesë respekti ndaj njëri-tjetrit dhe Arjan Konomit.

“Nuk di po diçka që e vë re te shumë prej tyre është në fakt mungesa e etikës në të folur dhe mungesa e respektit, ndoshta ndonjëherë ndaj Arjanit kur kanë debate të forta që këtu nuk jam në asnjë pikë dakord, sepse Arjani është moshë më e madhe se ta dhe respekti duhet absolutisht në këtë rast. Kanë dhe mungesë respekti ndaj njëri-tjetrit, në mënyrën se si flasin. Kanë një mungesë etike…nuk e di”, u përgjigj Bora.

Gjithashtu, e pyetur nëse “Për’puthen” ka apo jo skenar, moderatorja rrëfeu:

Unë kam një skaletë ku duhet të referohem për pjesët që do jepen, por në shumë momente dal nga skaleta…